Chelsea ka propozuar një ofertë të re për Enzo Fernandez që përfshin tre lojtarë që shkojnë në drejtimin tjetër, sipas raportimeve në Portugali.
Paraqitja e argjentinasit ka ndikuar që skuadra nga Londra të jetë jashtëzakonisht e interesuar për të, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Record, Chelsea ka një ofertë të re në tavolinë dhe përfshin një tarifë transferimi prej 90 milionë euro plus Hakim Ziyech si të përhershëm si dhe David Datro Fofana dhe Andrey Santos në huazim.
Kjo mund të jetë një ofertë shumë e mirë për skuadrën portugeze, sidosmos për faktin se do të fitonte një shumë të majme dhe gjithashtu tre futbollistë shumë të rëndësishëm.
/GazetaBlic Sport/


