Lajme

Abdixhiku pyet Kurtin: Nga njohja reciproke me Serbinë si arrite deri në këtë pikë – marrëveshje pa njohje

01/05/2023 11:36
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të SHBA se marrëveshja Kosovë Serbi mund të arrihet, por pa njohje reciproke, raporton Gazeta Blic.

Për këtë kryetari i LDK ka pasur disa pyetje për kryeministri në Kosovës Albin Kurti duke thënë se si është e mundur që nga letra e presidentit Joe Biden kur përmenden njohja mes dy vendeve, Kurti arritit në këtë pikë.

Ai ka thënë se mëe7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Pra njohja e ndërsjellë, respektivisht njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e administratës Biden. Si njëri nga Presidentët më të involvuar me çështjen e Kosovës, që nga vitet e 90-ta e këndej, Joe Biden dhe qëndrimi këmbëngulës për Kosovën, shpërfaqnin një mundësi të jashtëzakonshme për popullin e vendin tonë’, ka shkruar ai ndër tëtjera.

Sipas tij saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar.

“Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje. Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen. Dhe kështu, si në asgjë, në momentin më të mirë në dekada për Kosovën, e në momentin më të rëndë për Serbinë e aleatin e saj Rusinë – Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmën, regresoj në fundament me partnerë strategjik duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historic, ka thënë Abdixhiku.

Sipas kryetarti të LDK liderët shtetërorë i detyrohen popullit të Kosovës një shpjegim se si arritën – në dy vite të tyre – deri tek ky përfundim.