Napoli është duke punuar për një rikthim të bujshëm në merkaton e janarit.
Jorginho është në mesin e futbollistëve që nuk po kalojnë momente të mira tek Chelsea dhe dëshiron një largim, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryesuesit e Seria A dëshirojnë të rikthejnë në shtëpi Jorginhon, i cili ka luajtur për katër sezone e gjysmë me ekipin italian. Megjithatë, paga e lartë që 31 vjeçari përfiton te Chelsea mund të jetë një problem i madh për Napolin.
Në garë për shërbimet e mesfushorit janë edhe Newcastle së bashku me Barcelonën. “Qymyrxhinjtë” po zhvillojnë një sezon fantastik, ku nuk njohin humbje që prej 13 ndeshjesh në Premier League, ndërsa “katalanasit” kërkojnë të përforcojnë mesfushën me një element cilësor në verën e vitit 2023.



