Sporti

Propozimi i Infantinos, ky është shteti i parë që emëron stadiumin me emrin Pele

01/05/2023 11:18
nga:Lorik J

Stadiumi kombëtar i Cape Verde do të riemërohet me emrin Pele, ka thënë kryeministri i vendit.

Estadio Nacional de Cabo Verde me 15,000 vende, e vendosur pak jashtë kryeqytetit Praia, do të emërohet Stadiumi Pele, përcjell GazetaBlic Sport.

Lajmi vjen pasi presidenti i FIFA-s, Gianna Infantino, propozoi që çdo vend të emërojë një stadium me emrin e legjendës së futbollit që vdiq më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare.

“Si nderim dhe mirënjohje për këtë figurë që na bën të gjithëve të mrekullueshëm, manifestoj synimin për ta emërtuar stadiumin tonë kombëtar “Stadiumi Pele”, në një nismë që besoj se do të ndiqet nga disa vende të botës”, ka shkruar Correira e Silva në Facebook.

“Me zhdukjen fizike të Edson Arantes de Nascimento, mbretit Pele, i cili shpejt u bë një figurë planetare, një ikonë e masave që tregon se sporti ka fuqinë të bashkojë botën, tani është dëshira jonë t’i bëjmë nderim”, shtoi Silva në një deklaratë që theksoi rëndësinë e Pele për vendet portugeze-folëse si Cape Verde.

/GazetaBlic Sport