Mungesa e Rivaldos në homazhet për Pelen bëri bujë në Brazil.
Ish-lojtari i Milanit dhe Barcelonës tha se ai e ka nderuar legjendën e futbollit sa ishte gjallë, teksa përmendi se nuk pëlqen të bëjë homazhe, përcjell GazetaBlic Sport.
“Edhe sikur të kisha qenë në Brazil, nuk e di nëse do të kisha shkuar në homazhe. Nuk më pëlqen të bëj homazhe në atë moment- por nuk jam kundër askujt që e takon Pelen, pata mundesinë ta nderoj sa ishte gjallë, i tregova dashurinë time; nderimi më i mirë është ajo që jepet në jete dhe e bëra dhe kam një ndërgjegje të pastër”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport


