Mijëra tifozë të pranishëm për të parë prezantimin zyrtar të Luis Suarez tek Gremio.
Golashënuesi 35-vjeçar uruguajan shpjegoi zgjedhjen e tij, duke thënë se gjithmonë i kanë pëlqyer sfidat, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Para së gjithash, ardhja në një klub me kaq shumë histori. Gremio është një ekip i madh në Brazil që të bën të ëndërrosh. Një ekip që vjen nga Seria B dhe dëshiron të luftojë me skuadrat më të mira të futbollit brazilian. Kjo është një sfidë shumë e bukur”, tha Suarez.
View this post on Instagram


