Lajme

KFOR do t’i largojë kamionët e dëmtuar të barrikadave, për dy orë mbyllet për qarkullim rruga Mitrovicë-Jarinjë

01/05/2023 09:39
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitet e KFOR’it do të largojnë kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Për këtë shkak, Policia ka bërë me dije se nga mëngjesi një korsi e rrugës do të mbyllet për qarkullim, derisa në mesditë për dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë-Jarinjë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim zyrtar

Prishtinë, më 05 janar 2023

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mengjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë – Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.