Me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt, sot nga ora 12:00 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit mbahet Ditë Përkujtimi dhe bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Me këtë rast, është bërë e ditur se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vendosë lule te varri i heroit si dhe do të mbajë një fjalë rasti.