Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka thënë se si pasojë janë lënduar katër persona.
Me këtë rast sipas saj është duke u marrë njësiti kompetent i trafikut.
“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.


