Sporti

David de Gea pranon ulje të pagës, nuk dëshiron të largohet nga Manchester United

01/04/2023 21:49
nga:Mergim Rreci

David de Gea është në negociata me Manchester United për të rinovuar kontratën dhe madje do të jetë i gatshëm të ulë pagën e tij për të zgjatur marrëveshjen, sipas Daily Telegraph.

Portieri 32-vjeçar fiton 427 mijë euro në javë, duke e bërë atë një nga pagat më të larta në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e gardianit përfundon në fund të sezonit, por Manchester United ka mundësi ta zgjasë edhe për një sezon tjetër, ku De Gea do të merrte atë që ishte përcaktuar më parë. Megjithatë, plani i djajve të kuq është të prezantojnë një kontratë të re, ku reprezentuesi spanjoll do të merrte shumë më pak se sa merr aktualisht.

Situata nuk duket të jetë problem për lojtarin, pasi më parë ai tha: “Shpresoj të jetë e mundur të rinovohet. Ky është klubi im dhe unë kam qenë këtu për shumë vite dhe është një nder i madh të jem këtu, ku jam i lumtur. Jam i qetë për rinovimin dhe i fokusuar të punoj dhe të luaj sa më shumë që të mundem. Besoj se do të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

De Gea u transferua nga Atlético Madrid në vitin 2011.

/GazetaBlic Sport/