Sporti

Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj Eden Hazard

01/04/2023 18:40
nga:Mergim Rreci

Eden Hazard pati një tjetër shans për t’i treguar vlerën e tij trajnerit Carlo Ancelotti.

Reprezentuesi belg ishte në formacionin startues kundër Cacereño-s, në një ndeshje për Copa del Rey, por performoi nën parashikimet dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori belg u kritikua shumë për paraqitjen e tij dhe u sulmua në rrjetet sociale për një imazh ku Hazard duket qartësisht mbipeshë.