Gjykata Administrative Spanjolle e Sportit (TAD) ka refuzuar apelin e Barcelonës për të reduktuar dënimin e Robert Lewandowski, i pezulluar për tre ndeshje pas përjashtimit të tij kundër Osasuna në fillim të nëntorit.
Barcelona apeloi fillimisht vendimin e Federatës Mbretërore Spanjolle dhe më vonë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, duke paraqitur në Gjykatën Qendrore të Madridit një urdhër që pezullonte vendimin e TAD dhe i lejonte Xavi të përdorte sulmuesin polak në derbin me Espanyolin, përcjell GazetaBlic Sport.
Tani, TAD ka ruajtur vendimin fillestar, kështu që Lewandowski do të duhet të kryejë edhe tre ndeshjet e pezullimit në ndeshjet e ardhshme me Atlético Madrid, Getafe dhe Girona.
/GazetaBlic Sport/


