Lajme

Presidentja dekreton Ligjin e Pagave, por Qeveria vazhdon ta mbajë të fshehtë koeficientin

01/04/2023 17:15
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Blic.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar në Presidencë.

Ligji është përcjellë për publikim në Gazetën Zyrtare.

Por, edhe pse Ligji është dekretuar dhe nga Presidentja, koeficienti i pagave ende nuk dihet.

Atë nuk e përcakton presidentja por përcaktohet nga Ligji për Buxhet.

Në anën tjetër, nga Qeveria vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë koeficientin.

Të pyetur nga Gazeta Blic se sa do të jetë ai dhe kur do të publikohet, nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta Blic/