Sporti

Largimi i mundshëm i Bernardo Silvës nga Manchester City, Guardiola tregon besimin e tij tek portugezi

01/04/2023 16:07
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli këtë të mërkurë në një konferencë për shtyp në kuadër të duelit me Chelsean, të xhiros së 19-të të Premierligës, të planifikuar për të enjten.

Guardiola foli gjithshtu edhe për të ardhmen e Bernardo Silvës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai është një lojtar kyç, shumë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës. Ai është një djalë me të cilin mund të flasësh dhe të bësh një bisedë të këndshme, gjithmonë mëson nga humanizmi i tij”, filloi duke thënë ai.

“Ai ka një vizion për klubin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm kundër skuadrave të mëdha dhe është tepër i besueshëm në ndeshjet vendimtare, ai është gjithmonë aty. Asgjë nuk ka ndryshuar për të ardhmen e tij. I përket vetëm atij”, përfundoi ai.

Reprezentuesi portugez po kryen sezonin e tij të gjashtë në Manchester City, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon ai ka dy gola dhe pesë asistime në 24 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/