Lajme

Ministrja e jashtme gjermane: Putin dëshiron ta asgjësojë Ukrainën

01/04/2023 13:02
nga:Y I

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock thotë se BE-ja kishte provuar gjithçka për të ndaluar luftën në Ukrainë, por se Putini nuk kishte asgjë në mendjen e tij veçse të shkatërronte Ukrainën.

Duke folur në një konferencë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, Baerbock tha se qëndrimi i Putinit ishte arsyeja pse ishte “e rëndësishme të vazhdohej dorëzimi i armëve në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë jetët e njerëzve”.