Sporti

Manchester United fiton me spektakël ndaj Bournemouth

01/03/2023 22:51
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka triumfuar në ndeshjen e sontme në Premier League.

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me lehtësi ndaj Bournemouth, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 3 me 0, me djelmoshat e Ten Hag që administruan në mënyrën më të mirë këtë ndeshje.

Casemiro, Shaw dhe Rashford shënuan golat e fitores në ‘Old Trafford’.

Manchester United është tashmë në vendin e katërt me 35 pikë, 9 më pak se Arsenali i vendit të parë.

/GazetaBlic Sport/