Sporti

Arsenal dhe Newcastle ndajnë pikët, nuk ka fitues në ‘Emirates Stadium’

01/03/2023 22:39
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar derbi mes Arsenalit dhe Newcastle United.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje shumë interesante, me të dy skuadrat që treguan se nuk janë rastësisht në krye të Premier League.

‘Topçinjtë’ e kishin iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, por që goli i fitores nuk erdhi dot.

Arsenal mbetet në pozitën e parë me 44 pikë, 8 më shumë se City i vendit të dytë dhe 9 më shumë se Newcastle në pozitën e tretë.

/GazetaBlic Sport/