Showtime

Pas Edonit edhe Lugati shpërthen në lot – kjo është arsyeja

01/03/2023 21:30
nga:G B

Pas Edon Shilekut, i cili sot qau pasi doli në nominim për t’u larguar nga shtëpia, sot ka shpërthyer në lot edhe Gjon Karrica.

Ndonëse në natën që e takoi birin dhe gruan e tij, Lugati nuk kishte derdhur lot, diçka e tillë nuk mungoi sot, kur ai po fliste rreth surprizës që pati javën që lamë pas nga “Vëllai i Madh”.

Përderisa disa prej banorëve po flisnin për befasitë që i pranuan gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova, Lugati ka shpërthyer në lot duke kujtuar takimin me djalin dhe gruan e tij.

“Ka qenë njëri ndër momentet më të mira të jetës sime. Nuk kam pranuar asnjëherë lajm më të mirë”, ka thënë ai pos tjerash.