Showtime

Edoni drejtuar Artanit: Nuk je mashkull në shijet e mija, as me personalitet e as me trup

01/03/2023 21:16
nga:G B

Situata e të qenit “i nominuar” duket të ketë ndikuar shumë në banorin e Big Brother VIP Kosova, Edonin apo Victoria Owns, i cili ka vazhduar të debatojë me Artanin në mënyrë të ashpër.

Debati ka rrjedhë pasi që Artani e ka “akuzuar” Edonin, se kinse ka tentuar të flirtonte me të, prej që kishin hyrë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

“Prej krejt këtyre, ti je i fundit, si për kah personaliteti, si për kah trupi. Sa ma shpejt me mujt me të zhdukë nga kjo shtëpi”, i ka thënë Edoni, Artanit.

“Po sillesh, po pleqnon me do përgjigje patetike sa që nerva po më shkon, e po më duhet me u qu nga tavolina, sepse nuk po mundem ta dëgjojë qasjen tënde të ‘teatrit të vdekur’. Tregoma një rast kur unë ty ta kom hangër”, ka shtuar Edoni.