Policia e Kosovës ka konfirmuar për Kossev se ka marrë një pyetje I.M, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një sulm, i cili ka ndodhur më herë. Avokati i të dyshuarit tha se I.M është marrë në pyetje në Jarinjë, nën dyshimin sa ka qenë i përfshirë në sulmin kundër një gazetari.
Policia ka njoftuar se se pas përfundimit të seancës dhe procedurave policore, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Sipas njohurive të portalit KoSSev, bëhet fjalë për mësimdhënëse të edukatës fizike nga Mitrovica.
Në ndërkohë këtë e ka konfirmuar avokati Nebojsha Vlajiq.
Ai po ashtu tha se I.M. është ndaluar sot në mëngjes në vendkalimin në Jarinje kur po nisej për në Beograd.
Vlajiq saktësoi se autoritetet e Kosovës “pa bazë” e lidhen klientin e tij me sulmin ndaj një gazetari shqiptar që ndodhi dy muaj më parë në afërsi të Krashit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai thotë se në lidhje me këtë rast e kanë marrë në pyetje policët.
“Ai nuk ka asnjë lidhje me atë rast”, tha Vlajiq, duke shtuar se deklarata e klientit të tij është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë provë që mund të dëshmojë të kundërtën.
Vlajiq saktësoi se prokurori ka thënë se rasti është duke kaluar në procedurë të rregullt dhe se I.M pas marrjes në pyetje është liruar dhe më pas ka vazhduar rrugën.
Sulmi ndaj gazetarit në afërsi të Krashit ndodhi më 17 nëntor, kur një kameraman i Insajderit u rrah, sipas dëshmisë së tij, pasi u detyruan të ndërprejë detyrën e tij të rregullt gazetareske për të filmuar një incident në rrugën Vlade Çetkoviq, kur një i ri me kombësi shqiptare ishte rrahur.
Mirëpo, i ndaluari I.M ka qenë një nga bashkëqytetarët që ka vrapuar për të ndihmuar të riun e lënduar, duke e mbajtur në krahë që të mos rrëzohet, ndërsa një zonjë tjetër e ka larë me ujë derisa ka mbërritur ambulanca, ka raportuar Kossev.


