Lajme

Njohësit e integrimeve evropiane: Fushata e Serbisë për ç’njohje të Kosovës lidhet me marrëveshjen finale!

01/03/2023 14:10
nga:Y I

Njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri, në një prononcim dhënë për “Gaztea Blic” ka komentuar deklaratën  fundit dhënë nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, se edhe një shtet pritet ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Imeri tha veprime të tilla nuk janë ndalur asnjëherë që nga shpallja e pavarësisë dhe se efekti i tyre ka qenë deri diku i suksesshëm.

“Këto veprime nuk janë ndalur që nga koha e shpalljes së pavaresise dhe efekti i tyre relativisht ka qene i suksesshem. Sot, Serbia vazhdon të aplikojë përseri këtë metodë.Thirrjet se ka ç’njohje të Kosoves, jane në linjën e dobesimit te shtetesise se Kosoves, në kohen kur Kosova ka bere disa hapa sidomos ne procesin e anetaresimit ne organizata”

Tutje ai thekson se veprimi i fundit i Daçiq bëhet me qëllim që të fuqizohet pozicioni politik i Serbisë në negociata me Kosovën.

“Në anën tjeter, ky veprim ka për qellim që të forcohet pozicioni politik i Serbise në negociata me Kosovën, pasi në kete menyrë, marrëveshja duket se është e pazevendesueshme në raportet mes vendeve” tha Imeri për “Gazeta Blic”


Dorajet Imeri, Njohës i Integrimeve Evropiane

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu” Shemsi Jashari tha për “Gazeta Blic” se Serbia po e perdor tani këtë fushatë si rezultat i tensioneve në Veri.

Jashari tha se pa një mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe disa vende të BE-së, Kosova rrezikon shumë në ç’njohje të reja dhe sidomos në raporte pasive diplomatike.

“Fushata e Serbisë kundër Kosovës ka ndërruar formë varësisht situatës në nivel ndërkombëtar duke taktizuar, por asnjëherë nuk është ndalur.Tashmë si rezultat i temsioneve në veri Serbia e përdorë si preteks për ta bërë këtë fushatë edhe publikisht.Kosova duhet të punoj shumë në raportet ndërkombëtare dhe me miqt të dëshmuar nga SHBA dhe vende me ndikim nga BE, duke relaksuar raportet dhe tejkaluar një ftohje qe kemi parë në muajt e fundit,të mos marr veprime pa konsultuar miqt dhe sidomos z.Kurti duhet ti ndal eksponent të VV dhe kritiojne,akuzojnë miqt tanë se janë duke mbrojtur palën serbe, pasi kjo nënkuptohet se është nje goditje e kordinuar dhe si rezultat edhe mund të zbehët përkrahja nga ta”

“Pa një mbështetje dhe bashkpunim të ngusht me SHBA-të dhe disa vende të BE, Kosova rrezikon shumë në ç’njohje të reja dhe sidomos në raporte pasive diplomatike.Mjafton një abstenim i miqve ndërkombëtar dhe pasojat për ne janë të mëdha në raportet nërkombëtare” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”

Shemsi Jashari

Serbia ka vazhduar me fushatën e saj propaganduese për çnjohje të shtetësisë së Kosovës edhe nga një shtet tjetër.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq nuk ka dhënë detaje se cili nga shtetet pritet ta ndërmarrë kete hap, duke deklaruar se kjo pritet te bëhet publike më vonë.

Fushata të tilla janë realizuar edhe më herët nga Serbia.

/Gazeta Blic/

Daçiq pretendon se një vend do ta tërheqë njohjen për Kosovën