Darwin Nunez u kritikua brutalisht nga tifozët për një paraqitje të tmerrshme kundër Brentford të hënën.
Reds e filluan vitin e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi ata u mposhtëm 3-1 nga Brendtford, përcjell GazetaBlic Sport.
Kundër Brentford, ai pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar nga afërsia, por gjuajtja e tij u bllokua disi nga Ben Mee.
Teksa tifozët kritikonin sulmuesin, gjigantët e picave Domino’s gjithashtu ironizuan me të.
“Na falni nëse kemi humbur ndonjë porosi sonte, sapo ka nisur punën ky djalë”, shkruan Dominos duke shfaqur një fotografi të Nunez.
/GazetaBlic Sport
Sorry if we’ve missed any orders tonight, we’ve just had this guy start pic.twitter.com/7slR29SPQ7
— Domino's Pizza UK (@Dominos_UK) January 2, 2023


