Ditë historike në Arabinë Saudite, duke qenë se sot Al Nassr prezanton zyrtarisht për publikun goditjen e madhe, Cristiano Ronaldon.
Ngjarja, e cila premton të jetë spektakolare dhe të mbahet mend, është planifikuar sot në orën 19:00 me orën lokale (17:00) në stadiumin Mrsool Park në Riad, përcjell GazetaBlic Sport.
Pritet prania e 30,000 tifozëve brenda stadiumit, të cilët mezi presin ta shohin Ronaldon tek ekipi i zemrës.
Ronaldo sot do prezantohet para tifozëve, teksa pritet të debutojë në ndeshjen e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


