Sporti

“Mezi pres t’ju shoh”, Haller rinis stërvitjen pas dy operacioneve

01/03/2023 10:38
nga:Lorik J

Sebastian Haller ka nisur punën për t’u rikthyer në fushë dhe për të debutuar me Borussia Dortmund, aty ku u transferua në verë me misionin për të zëvendësuar Erling Haaland, por entuziazmi u kthye shpejt në trishtim.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u përball me një surprizë të hidhur pasi firmosi me klubin gjerman, që shpenzoi 31 milionë euro për ta blerë nga Ajaxi.

Haller u diagonstikua me sëmundje të keqe në testikuj. Deri tani ka kryer dy operacione, që për fat të mirë kanë dalë të suksesshme, me 28-vjeçarin që ka nisur të përgatitet për të debutuar e shënuar me Dortmundin.

“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Dhe për mua nis shumë mirë 2023, sepse do të thotë rikthim në fushë! I kaluari nuk ka qenë viti më i lehtë, por më ka përgatitur të përballem me të gjitha sfidat e reja që më presin. Mezi pres t’ju shoh përsëri të gjithëve”, shkroi Haller në rrjetet sociale.