Showtime

Disa minuta pasi kërkoi falje, Shota merr befasinë e këndshme

01/02/2023 21:48
nga:G B

Në një lidhje direkte me studion, Shota kërkoi falje për krejt çka ndodhi në shtëpi dhe Prime që lëmë pas.

“Njerëzit që më njohin e dinë çfarë zemre kam”, tha ajo ndër të tjerash.

Më tej, banorja që krijoi shumë zhurmë brenda shtëpisë tha se e ka marrë malli për nipin dhe mbesën e saj.

“Mos mi pa dy javë, nuk marrë frymë”, shprehet ajo. Por pak e dinte Shota se më pas ajo do t’i takonte të dy vogëlushët e familjes.