Sporti

Lojtari i parë në historinë e Brightonit kampion bote, Mac Allisterit i rezervohet pritje prej heroi

01/02/2023 21:59
nga:E K

Klubi i Brightonit në Premier League i ka rezervuar një pritje madhështore kampionit të botës, Alexis Mac Allister, i cili u kthye në Angli pas pushimeve të merituara që mori falë pjesëmarrjes në “Katar 2022”, event që e mbylli me suksesin final me Argjentinën.

Skuadra e Premier League postoi një klip në rrjetet sociale me mbishkrimin – “Mirë se u ktheve fituesi ynë i Kupës së Botës!” për të festuar ardhjen e Mac Allister.

24-vjeçari u shfaq duke ecur në terrenin stërvitor të klubit me medaljen e fituesit të Kupës së Botësm në qafë.

Mac Allister u duartrokit nga anëtarët e stafit të klubit dhe u përqafua me shokët e skuadrës, duke përfshirë kapitenin Lewis Dunk, përpara se të shihej duke ngritur një kopje të trofeut të Kupës së Botës.

Një flamur argjentinas u pa gjithashtu i mbështjellë mbi një tavolinë ndërsa fotot që festonin performancat e Mac Allister në Kupën e Botës u shfaqën në një ekran.

Tifozët e vlerësuan shumë klubin për pritjen që i është bërë Mac Allisterit, i cili u bë lojtari i parë i Brightonit që fiton Kupën e Botës.