88 dhunime seksuale kanë ndodhur vetëm gjatë 11 mujorit të viti që po lëmë pas në Kosovë. Por, një rast që ka tronditur vendin ishte dhunimi i 11-vjeçares.
Numri i rasteve të dhunës seksuale në Kosovë mbetet i lartë dhe kjo vazhdon të jetë shqetësuese. Dhunimi i 11-vjeçares që ndodhi me 27 gusht në Prishtinë nga pesë persona, kaishte alarmuar institucionet, shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare në vend.
11-vjeçarja që u dhunua në gusht nga pesë persona, dyshohet se ishte trafikuar edhe gjatë muajit qershor të këtij viti.
Për dhunimin e 11-vjeçares janë të dyshuar 13 persona./Demokracia


