Showtime

A po lind një romancë mes Gresës dhe Andit? Flet djali dajës së modeles

01/01/2023 22:20
nga:G B

Javën e fundit modelja Gresa Hoti është afruar më shumë me banorin, Andi Artani në Big Brother Vip Kosova. Por djali i dajës së konkurrentes, Albert Shala, tha se nuk sheh një lidhje të mundshme mes dyshes.

Në një intervistë për Big Talk në Klan Kosova, ai tha se Gresa e sheh Andin vetëm si shok.

“Unë personalisht e shoh më shumë si raport shoqëror sesa si tërheqje ndaj një mashkulli që mund ta ketë Gresa, jashtë shtëpisë së Big Brother nuk e di nëse këta dy do të kishin mundur të kishin këtë raport”.

“Por brenda duhet me pasë parasysh që ata janë dymbëdhjetë veta edhe presioni është shumë i madh, dhe eksperienca e Big Brother është shumë e vështirë, ti gjithqysh duhet me gjetë një person pak më të përafërt me ty.  Unë e kam parë Gresën edhe në raport me shokë tjerë edhe e di, Gresa e ka shumë të nevojshëm kontaktin fizik, përqafimet me shokë. Gresa ka shumë plane pasi të dalë nga shtëpia, momentalisht është me tri agjencione duke punuar, kështu që nuk e di sa do të kishte kohë të rrinte me Andin”, tha ai.

Më tutje, ai shtoi se modelja duhet të shkojë deri në fund të garës sepse ka hyrë pa strategji dhe transmeton pozitivitet.

“Gresa është një vajzë që nuk i ka ra kurrë të qëndrojë në një vend më shumë se një javë, dy javë për shkak edhe të punës që e bën si modele por po më duket që është shumë chill dhe e qetë. Duhet vlerësuar një person të sinqertë dhe jep energji pozitive si Gresa”.

Në linqet më poshtë mund ta ndiqni  videon dhe emisionin e plotë.