Mbajtjen në paraburgim në periudhë të gjatë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Avokati i Popullit Naim Qelaj po konsideron si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
Qelaj tha se problem për të burgosurit në Hagë është edhe distanca, pasi sipas tij, të burgosurit kanë shprehur shqetësim të madh për maltretimin që e kanë familjarët e tyre që të marrin rrugë për t’i takuar.
Sa i përket akomodimit Qelaj tha se nuk ka pasur ankesa, por se shqetësimi më i madh i tij është kohëzgjatjen e paraburgimit pa dhënë arsye dhe pa paraqitur fakte.
“Pozita e të burgosurve në Hagë është një situatë më specifike se të burgosurve që janë brenda Kosovës, në fakt ne po ballafaqohemi me një situatë ku vetë distanca në të cilën ata ndodhen paraqet shumë vështirësi. Sa sfiduese është që të udhëtosh, me siguruar linjat ajrore, pastaj të akumudohesh. Në vizitën që kam pasur të burgosurit kanë shprehur shqetësim të madh për maltretimin që e kanë familjarët e tyre që ta marrin atë rrugën që t’i takojnë ata. Sa i përket akomodimit dhe kushteve në burg as një vërejtje nuk e kam pasur në kohën kur i kam vizituar dhe nuk po besoj që do të ketë vërejtje”.


