Lajme

Kaq persona hynë në Kosovë për festat e fundvitit në 24 orët e fundit

12/31/2022 19:30
nga:G B

Qindra mijëra qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora e shtetas të tjerë, kanë hyrë e dalë nga Kosova brenda 24 orëve të fundit për të festuar Vitin e Ri.

Në Kosovë kanë hyrë 22 mijë e 38 persona, derisa kanë dalë 17 mijë e 900.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë 24 orëve në Kosovë kanë hyrë e dalë rreth 40 mijë qytetarë.

“Këto janë statistikat e hyrje–daljeve gjatë 24 orëshit të fundit në regjionet kufitare lindje, perëndim dhe veri të cilat kemi arritur të ju sigurojmë”, thonë nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 15 mijë automjete, mbi 1 mijë e 600 kamionë, mbi 270 autobusë dhe në këmbë kanë hyrë e dalë mbi 5 mijë e 200 persona.

sfsdf