Lajme

Në prag të ndërrimit të moteve, Osmani dhe Sveçla vizitojnë policët në pikën kufitare në Bërnjak

12/31/2022 17:28
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani, në prag të ndërrimit të motmoteve, ka vizituar policët në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin “Belvedere”.

Osmani së bashku me Ministrin e Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla, i falënderuan efektivët policorë për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë” shkruan Osmani raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: