Ka përfunduar pjesa e parë në derbin Katalunas.
Barcelona avancon 1:0 pas 45 minutave të parë kundër Espanyol.
‘Blaugrana’ e gjetën golin mjaft herët.
Ata shënuan qysh në minutën e 7’ me Marcos Alonso.
Pas një korneri të ekzekutuar në favor të katalunsave, realizoi spanjolli.
Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera, sidomos nga Barça, por pjesa e parë nuk dhuroi më gola.
Mbetet të shihet pas pjesës së dytë se si do jetë epilogu final i këtij takimi.


