Lajme

LDK-ja e çon Ligjin për Zyrtarët Publikë në Gjykatën Kushtetuese

12/30/2022 15:30
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushteutese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

LDK-ja ka bërë kërkesë për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publik.

Sot gjatë ditës, edhe Partia Demokratike e Kosovës e dorëzoi në Kushtetuese të njëjtin ligj.

Paralajmërime se këtë ligj do ta dërgojnë në kushtetuese ka pasur tërë kohën nga partitë opozitare.

Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.