Lajme

Ekskluzive / Sot hapen për qarkullim dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

12/30/2022 14:03
nga:N M

Dy pikat kufitare që ndajnë Kosovën me Serbinë Jarinje dhe Bërnjak do të hapen sot për qarkullim, raporton Gazeta Blic.

Këtë e kanë konfirmuar burime nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

“Me aprovimin e institucioneve kompetente, sot duke filluar nga ora 13 e 30 të fillohet me hapjen e pikave për qarkullim në Jarinje dhe Bërnjak, të njoftohet pala serbe lidhur me fillimin e qarkullimit për qytetarë dhe automjetet”, ka thënë ky burim i gazetës brenda MPB.

Gazeta Blic ka provuar të flas me policinë e Kosovës dhe MPB, por që asnjëra nuk kanë hapur telefonat për të konfirmuar këtë lajm.