Lajme

Pas PDK, edhe LDK e çon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik

12/30/2022 12:18
nga:N M

Zyrtarisht tashmë Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, raporton Gazeta Blic.

Por se ky ligj do të dorëzohet tashmë në organin më të lartë juridik në vend edhe nga partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas një njoftimi për media LDK do ta deponojë në Kushtetuese këtë ligj në orën 15:00;

Njoftimi:

“Sot (e premte), më datë 30 dhjetor 2022, në orën 15:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publik.

Lushtaku: Ka bazë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë Ligjin për Zyrtarë Publikë, Qeveria Kurti në shumë aspekte ka dështuar