Lajme

Kryetari i Vushtrrisë: Rëndësi i kemi kushtuar ambientit e pastërtisë, të njëjtën do ta bëjmë edhe vitin e ardhshëm

12/30/2022 09:01
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se rëndësi të veçantë i kanë dhënë pastërtisë së qytetit, ndërsa thotë se të njëjtën do ta bëjnë edhe vitin e ardhshëm.

Në një postim në Facebook, Idrizi ka publikuar disa fotografi që tregojnë ekipet e pastrimit nëpër qytet.

“Vitin që po e lëmë, rëndësi të veçantë i kemi kushtuar ambientit dhe pastërtisë, e përkushtim ende më të madh do i kushtojmë në vitin 2023”, ka shkruar ai.