Legjenda e futbollit, Pele ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Tri herë fituesi i Kupës së Botës konsiderohet si një nga më të mirët në histori të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
Për vdekjen e Peles ka reaguar edhe bashkëvendasi i tij dhe futbollisti i njohur, Neymar, i cili shkruan:
“Pelé, “10” ishte vetëm një numër. E lexova atë frazë diku, në një moment të jetës sime. Por ajo fjali, e bukur, është e paplotë. Do të thosha se përpara Peles, futbolli ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. Ai u dha një zë të varfërve, i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai është larguar, por magjia e tij do të mbetet. Pele eshte I perjetshem”, shkruan Neymar në Instagram.
/GazetaBlic Sport


