I intervistuar nga televizioni zyrtar i klubit, sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres ka folur për periudhën e tij tek klubi katalunas, por edhe për trajnerët më të mirë.
“Xavi më ndihmoi të përmirësohem në krahun e majtë, si sulmues. Më ndihmoi të kuptoj se si ta marr topin dhe të luaj. Ai më jep besim të plotë dhe ky është çelësi që një lojtar të vazhdojë të punojë dhe ta bëjë këtë me motivim”, tha fillimisht Torres.
Guardiola, Luis Enrique dhe Xavi? “Është thelbësore që më kanë trajnuar tre trajnerët më të mirë në botë. Të tre më kanë përmirësuar. Jam një lojtar ndryshe që kur fillova te Valencia”.
/GazetaBlic Sport


