Lajme

Osmani takon ambasadorin Hovenier: Temë diskutimi zhvillimet në veri

12/29/2022 19:03
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimi të fundit në Presidenca, Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë'”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

???? | Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësine e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.