FC Ferizaj ka përforcuar edhe më tej fazën e mbrojtjes, duke transferuar mbrojtën e majtë, Qlirim Avdullin.
Avdulli së fundmi ishte pjesë e Malishevës, ndërsa misioni i tij në pranverë do të jetë t’i ndihmojë ferizajasve në luftën për mbijetesë.
Gjatë ditës së sotme, FC Ferizaj prezantoi edhe transferimin tjetër, qendërmbrojtësin maqedonas, Jasmin Mecinovic.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
New transfer ?
Ju njoftojmë se FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdulli.
Ai vjen në skuadrën tonë pas aventurës tek Malisheva, ku në vjeshtë ishte një më të mirët në pozicionin e tij.
Ai dallohet për depërtimet dhe shpejtësin në krahun e majtë, me një angazhim maksimal dhe dëshirë për t‘i ndihmuar shokëve të mesfushës e sulmit!
Mirësevjen Qlirim??
Suksese në fanellën më të bukur në botë ?⚪️


