Lajme

Shqiptar Demaçi mbështet propozimin që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit serb në Kosovë

12/29/2022 16:21
nga:Y I

Djali i Adem Demaçit, Shqiptari, ka thënë se mbështet nismën që lulëkuqja të bëhet simbol për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

“E mbështes propozimin që lulëkuqja në logo të simbolizojë gjenocidin e kryer të forcave serbe në Kosovë!”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Iniciativën për ta bërë simbol të gjenocidit të Serbisë në Kosovë lulëkuqen e kishte nisur qendra “Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur”.

Shqiptar Demaçi është doktor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.