Liverpool ka arritur ta transferoi me shpejtësi holandezin, Gakpo.
Gakpo i cili ishte i lidhur ngushtë me Manchester United, u transferua zyrtarisht në Liverpool, pasi këta të fundit hynë në garë me shpejtësi për të siguruar shërbimet e tij nga PSV, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kalimit të tij te “The Reds” Gakpo deklaroi se Van Dijk ishte një nga faktorët kyç që e bindën të transferohej në Anfield.
“Ne folëm nga telefoni shumë ditët e fundit. Ai më tha se ishte lëvizja e duhur për të bërë, kështu që unë mund të rritem dhe të bëhem një lojtar më i mirë. Jam në një klub vërtet të madh, por me të vërtetë ndihem si një familje. Ai më tha vetëm gjëra të mira”, deklaroi Gakpo.
/GazetaBlic Sport/


