Sporti

Chelsea pritet ta finalizojë marrëveshjen për yllin brazilian, Andrey

12/29/2022 13:50
nga:E K

Chelsea është shumë afër që ta bëjë zyrtare transferimin e Andrey Santos.

Siç raportohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea pritet që ta finalizojë marrëveshjen për Andrey Santos me Vasco de Gaman pasi që kontratat janë duke u përgatitur si me klubin ashtu edhe me lojtarin.

Thuhet se tarifa e transferimit të Santos e prek shumën e 12,5 milionë eurove plus bonuset, ndërsa Chelsea nuk do të përfundojë duke paguar më shumë se 20 milionë euro në të ardhmen.

Mbetet të shihet se kur do ta bëjnë zyrtare ‘Blutë e Londrës’