Liverpool ka arritur ta transferoi me shpejtësi holandezin, Gakpo.
Gakpo i cili ishte i lidhur ngushtë me Manchester United, u transferua zyrtarisht në Liverpool, pasi këta të fundit hynë në garë me shpejtësi për të siguruar shërbimet e tij nga PSV, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kalimit të tij te “The Reds”, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur fjalë të mëdha për holandezin.
“Gakpo, lojtar i madh, por edhe një djalë i zgjuar. Kemi arritur të nënshkruajmë me një lojtar që e njohim prej shumë kohësh… dhe që besojmë se do të ketë një të ardhme vërtet të ndritur me ne.
Më besoni, ai ka potencial të madh”, u shpreh Klopp.
/GazetaBlic Sport/


