Vazhdojnë të dalin lajmet se Al Nassr është gjithnjë e më afër sigurimit të nënshkrimit së Cristiano Ronaldos.
Deri në pikën që gazeta spanjolle Marca avancon tani që klubi arab shpreson të zyrtarizojë nënshkrimin e ndërkombëtarit portugez në ditën e parë të vitit të ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Përgjegjësit e klubit saudit mbeten optimistë për ‘po’-në e portugezit dhe Marca madje shpjegon se «disa ditë më parë, një person me besim të madh te Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte Jorge Mendes, ishte në Riad për të profilizuar detajet e gjithçkaje që do të nënkuptonte praninë e CR7 në Arabinë Saudite”.
Në këtë kuptim, Al Nassr hoqi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy lojtarëve të tjerë që praktikisht ishin mbyllur.
Përveç kësaj, Marca thekson gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, skuadra saudite do të kalojë te Sergio Ramos, një mbrojtës spanjoll i cili ishte partner i portugezit në Real Madrid dhe aktualisht është në fund të kontratës së tij me Paris Saint- Germain.
/GazetaBlic Sport/


