Tregu lëviz rreth Franck Kessie, pavarësisht se javët e fundit si drejtori ashtu edhe presidenti i Barcelonës e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet në janar.
Sipas asaj që mësohet nga Onda Cero, Tottenham në çdo rast ka dalë me një propozim rreth 15 milionë euro për t’ia dhënë ish-mesfushorit të Milanit dhe Atalantës trajnerit të tyre Antonio Conte, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Kessie iu bashkua këtë verë Barcelonës.
/GazetaBlic Sport/


