Lajme

Arrestohet 31 vjeçari në Fushë Kosovë, i sekuestrohen 36 qese marihuanë

12/29/2022 11:23
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një person të dyshuar me iniciale B.M. 31 vjeçar.

Pas arrestimit të tij është kryer kontrolli në banesën e tij, ku janë gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Gjatë kontrollit janë sekuestuar 36 qese të substancës narkotike, 6 paketime të ndryshme të substancave të dyshuara marihuanë, 4 peshore, 1 mulli për bluarjen e substancave, 2 pako letra dhe 6 telefona mobil.

Ndaj tij është inicuar rasti për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.