Sporti

Endrick: Zgjodha Real Madridin sepse aty luajti idhulli im, Cristiano Ronaldo

12/29/2022 11:19
nga:Mergim Rreci

Endrick, 16 vjeç, tashmë i nënshkruar nga Real Madrid nga Palmeiras zbuloi se idhulli Cristiano Ronaldo ishte një nga arsyet e zgjedhjes së madrileneve, kur kishte në dorë edhe propozime nga skuadrat e tjera. 

“Real Madridi është një ekip shumë i madh. Vinícius më dërgoi mesazhe dhe më dha më shumë shpresë. Cristiano [Ronaldo] është gjithashtu idhulli im, ai luajti për Real Madridin. Kjo është arsyeja pse zgjodha Real Madridin dhe mendoj se është zgjedhja e duhur. Zoti ka qenë gjithmonë me mua dhe më ka thënë se kjo është rruga më e mirë”, ka shpjeguar ai në një deklaratë për gazetën spanjolle Marca, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj shumë Zotin, por i kam këmbët në tokë. Nuk kam pushtuar ende asgjë, jam shumë mirënjohës për të tashmen dhe e ardhmja i përket Zotit. Kur të shkoj te Real Madrid, shpresoj të jem mirë, por tani jam ende te Palmeiras”, vazhdoi i riu, i cili mund të bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian, i tejkaluar vetëm nga Neymar.

/GazetaBlic Sport/