Gjatë një bisede me Edonin, Stresi ka thënë se këtë të premte uron që shtëpinë ta lë, Xhuli dhe arsye për këtë duket të jetë pjesa kur ajo ka përgatitur ushqime më kërpudha, diçka që rep artisti nuk guxon të konsumojë.
“Unë nuk ia fali. Të premten ajo do të përballet me të gjithë Shqipërinë për punën e kërpudhave. Është shumë e rëndë, me të qitë sende që të helmojnë e të bëjnë keq. Këtë të premte dikush ka me dalë”, ka thënë Stresi.
“Kisha pas qejf me qenë ose unë ose ajo. Tash e vendos publiku, nuk e di”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ai po ashtu i ka thënë Edonit, se sipas tij, Shota e do shumë këtë të fundit.
“Shota të do shumë se është burrneshë, nuk din me të ulë poshtë edhe kur je gabim”, ka thënë Stresi.


