Sporti

Manchester United kthen sytë nga Jonathan David, pasi Gakpo u transferua te Liverpooli

12/29/2022 09:02
nga:E K

Manchester United ka humbur kohët e fundit një nga objektivat e tyre, Gakpo, i cili nënshkroi me Liverpool kurse “Djajtë e Kuq” mund ta kthejnë vëmendjen te sulmuesi Jonathan David, i cili luan për Lille të Paulo Fonseca.

Lojtari kanadez është në sezonin e tij të tretë në klubin francez dhe në sezonin aktual ai tashmë ka nëntë gola dhe tre asistime në 15 ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Jonathan David, 22 vjeç, ka luajtur më parë për Gentin dhe ka qenë i lidhur me FC Porto. Ai u transferua në Lille dhe tani mund të ‘bënte hapin’ në Premier League, me Chelsean gjithashtu duke e parë situatën.

/GazetaBlic Sport./